Κυριακή 22 Αυγούστου 2010

Historia moderne (shekulli 19-te – 21-te)

Historia moderne (shekulli 19-te – 21-te)
Më 15 Mars të vitit 1820 zona e Meinit (Maine) u nda nga Massachusetts, në të cilën përkiste fillimisht si zona veriore e saj dhe më vonë u nda edhe nga shteti i New Hampshire(Nju Hemshë). Meini iu bashkua Sh.B.A-së si shteti i 23-të, si rezultat i bashkëbisedimeve dhe marrëveshjes së nënshkruar në Missouri(Misuri).
Gjatë shekullit të 19-të, Masaçusets dhe e gjithe Anglia e Re përbënin në rang kombëtar dhe global pionierët e revolucionit industrial, duke u zhvilluar kryesisht në makineritë e ndërtimit dhe tekstilet.
Ekonomia u shndërrua nga nje ekonomi bujqësore në një ekonomi industriale, fillimisht me përdorimin e lumenjve të gjerë, dhe më pas me lëvizjen e makinerive me avull për funksionimin e njësive të prodhimit te tekstileve, këpucëve, mobiljeve dhe makinerive të ndryshme.
Nevoja për krahun e punës ishte shumë e madhe,kështu që pati nje rritje dhe dyndje të madhe të njerëzve, fillimisht nga shtetet e tjera federale të Sh.B.A-së dhe më vonë nga Kanadaja dhe Evropa.
Para luftës civile amerikane, Masaçusets ishte qendra e progresivizimit shoqëror, të lëvizjes së përmbajtjes dhe të shfuqizimit të ligjit të dënimit me vdekje në gjithë territorin Amerikan. Konkurenca e këtyre ideve udhëhoqi në trazira ndërmjet viteve 1835 dhe 1837 në shtetin e Masaçusets, ndërsa mbështetësit për heqjen e dënimit me vdekje, kontribuan jashtëzakonisht shumë gjate luftës civile dhe në politikën që u hartua më vonë.
Masaçusets ishte shteti i parë që hoqi skllavërinë me një ligj të vitit 1783 duke interpretuar kushtetutën e pare te vitit 1780. Gjithashtu, ishte shteti i parë që rekrutoi, trajnoi, stërviti dhe punësoi një batalion ushtarësh me ngjyrë në ushtrinë e saj.
Ekonomia industriale filloi të ketë një rënie në fillim të shekullit të 20-të me largimin e shumë firmave dhe deri më 1920 konkurenca nga jugu ne lidhje dhe me krizën e madhe ekonomike shkaktuan rënien e dy fushave kryesore të prodhimit në Masaçusets, tekstilet dhe këpucëve, pavarësisht se disa njësi jetuan deri në vitin 1950. Mbas Luftes se Dytë Botërore, ekonomia e Masaçusets u shndërrua nga industri prodhuese në industri shërbimesh dhe në ekonomi të industrisë së teknologjisë se lartë.
Investimet shtetërore dhe private, si dhe aktivitetet në institutet dhe qendrat kërkimore, çuan në një klimë të re më të përmirësuar, me ulje të papunësisë dhe rritjen e të ardhurave për frymë. Dhjetëvjeçarin e 1970 qytetet u përhapën në rrethinat e pafundme dhe zonat rreth Bostonit ishin mbushur plot me firma teknologjike dhe institute të arsimimit të lartë.
Në vitet e fundit vihet re se turizmi luan gjthashtu nje rol të rëndësishëm në politikën ekonomike shtetërore me Bostonin dhe Cape Cod (Kep Kod) te jene destinacionet kryesore, duke pasuar Salem, Plymouth dhe zonat Berkshire.










Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου