Historia e hershme
Masaçusets historikisht banohej nga fise të grupit gjuhësor Algkonkouian, sic ishin Gouampanoagk, Naousët, Nipmouk, Potomtouk dhe Masatsousët (Emri Massachusetts është derivuar nga fjala indiane mass adchu ut (tej kodrës së madhe). Ky emër së pari u paraqit në librin e John Smith A Description of New England (Nje Përshkrim i Anglisë së Re)(1616). Këto fise mbështetnin jetën e tyre në gjueti dhe në peshkimin e balenave, ndërsa regjistrohet se merreshin edhe me kultivimin e kufizuar të drithit dhe misrit. Vendbanimet e tyre përbëheshin nga cadra dhe kasolle të gjata e të ngushta, ndërsa udhëheqësit e këtyre fiseve ishin burrat më të mëdhenj në moshë. Popullsia indigjene u zvogëlua shumë nga epidemitë e ndryshme që u përhapën në fillim të shekullit të 17, për arsye të mbërritjes së Evropianëve, të cilët sollën sëmundje të panjohura për popullsinë indigjene.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου