Παρασκευή, 3 Σεπτεμβρίου 2010

WORCESTER MA- HISTORIA E QYTETIT

NE PERGATITJE

Κυριακή, 22 Αυγούστου 2010

Massachusetts

Massachusetts
Koordinatat: 42 ° 18'N 71 ° 48'W / 42,3 -71,8
Massachusetts(zyrtarisht: The Commonwealth of Massachusetts / shqiptohet Masaçusets) .
Masaçusets eshte shtet federal i Sh.B.A-se. kryeqytet i tij eshte Bostoni, ku ndodhen shume universitete te njohura dhe historike, sic jane Hardvardi, MIT, dhe Tuffts(Tafts)

Historia e hershme

Historia e hershme
Masaçusets historikisht banohej nga fise të grupit gjuhësor Algkonkouian, sic ishin Gouampanoagk, Naousët, Nipmouk, Potomtouk dhe Masatsousët (Emri Massachusetts është derivuar nga fjala indiane mass adchu ut (tej kodrës së madhe). Ky emër së pari u paraqit në librin e John Smith A Description of New England (Nje Përshkrim i Anglisë së Re)(1616). Këto fise mbështetnin jetën e tyre në gjueti dhe në peshkimin e balenave, ndërsa regjistrohet se merreshin edhe me kultivimin e kufizuar të drithit dhe misrit. Vendbanimet e tyre përbëheshin nga cadra dhe kasolle të gjata e të ngushta, ndërsa udhëheqësit e këtyre fiseve ishin burrat më të mëdhenj në moshë. Popullsia indigjene u zvogëlua shumë nga epidemitë e ndryshme që u përhapën në fillim të shekullit të 17, për arsye të mbërritjes së Evropianëve, të cilët sollën sëmundje të panjohura për popullsinë indigjene.

Periudha kolonizuese dhe pavarësia

Periudha kolonizuese dhe pavarësia

Kolonizatorët e parë Britanikë në Masaçusets janë të njohur si Pilgrims dhe themeluan qendrën e banimit të tyre në Plimuth më 1620, duke patur marrëdhënie miqësore me fisin indigjen Gouampanoagk. Plimuthi ishte kolonia e dytë e sukseshme e Britanikëve në Amerikën Veriore, mbas kolonisë Jamestown( Xheimstaun). Përpjekjet e mëparëshme ishin kryesisht kampe të përkohëshme, si në Roanok dhe kolonitë spanjolle në Florida në shekullin e 16-të. Kolonizatorët e parë vinin nga i tërë regjioni Chaverchil i Anglisë, por shumë shpejt Pilgrimsat i ndoqën dhe grupe Puritane ,të cilët themeluan koloninë e tyre në gjirin e Masaçusets në vendin ku sot gjendet kryeqyteti Boston, në vitin 1630.
Puritanët, me besim dhe përkushtim të vecantë në përhapjen e Biblës, erdhën në Masaçusets në kërkim të lirisë fetare, edhe pse shumë më vonë u larguan nga zona për arsye të mungesës së tolerancës fetare të shoqërisë së tyre. Më1636, dy prej tyre, Roger Williams dhe Thomas Hooker, themeluan përkatësisht koloni në Rhode Island(Rod Ailënd) dhe Connecticut(Kënectikat). Në të njëjtën kohë, kolonizatorët ishin vendosur edhe në pjesën e brendëshme të vendit përgjatë lumit Connectikut, në kërkim të tokës bujqësore pjellore. Acarimet ndërmjet fiseve indogjene dhe kolonizuesve Evropianë, shkaktuan midis tyre në vitin 1675 dhe në 1676 konfliktet e njohura si lufta e mbretit Filip, kundër të cilëve u zhvilluan betejat e ashpra dhe fushata për të konsoliduar kolonitë. Përkatësisht, kolonizatorët filluan një fushatë të pasuksesshme në Quebek-un francez në 1690 për zgjerimin e kolonisë. Më 1692 Masaçusets u bë koloni autonome, më e madhja në rajonin e Anglisë së Re, dhe ushtria e saj luftoi dhe mbështeti Britanikët në betejat kundra Francezëve si dhe kundra indogjenëve në zonën e Kanadasë së sotme (atëhere Franca e Re). Masaçusets themeloi gjithashtu edhe qendrën e lëvizjes për pavarësinë nga Britania, dhe për këtë arsye iu dha dhe titulli “Djepi i Lirisë” si dhe “Shpirti i Amerikes”. Kolonizatorët kishin marrëdhënie të tensionuara me monarkinë Britanike, duke shkaktuar dhe një pezullim të plotë në dekadën e vitit 1680. I njohuri historikisht si “Cai i Bostonit” ishte akoma nje shprehje e periudhës së mëvonshme para-revolucionare ne dekadën e 1770, ndërsa ,gjithashtu është e njohur dhe “masakra e Bostonit”, e cila shkallëzoi gjendjen e tensionuar ndërmjet kolonizuesve dhe stemës britanike. Iniciativa dhe Lëvizjet patriotike te ndryshme bashkuan 13 kolonitë dhe shkaktuan revolucionin amerikan. Dy nga betejat e para te revolucionit, beteja e Lexington(Leksingtonit) dhe beteja e Concord (Konkordit), u zhvilluan ne qytetet me të njëjtin emër të Masaçusets.Më vonë,mbas këtyre betejave, koloneli dhe presidenti i mëvonshëm George Washington (Xhorxh Uashington), mori përsipër kryesinë e ushtrisë kontinentale dhe triumfi i tij i parë erdhi mbas rrethimit njëmbëdhjetë mujor të Bostonit ne fillim te 1776, kur qëndresa e suksesshme e lartesisë së Dorcester ,detyroi Britaniket te largohen nga Bostoni. Kushtetuta ligjvënëse shtetërore e Masaçusets u votua në 1780 dhe ishte kushtetuta e parë shtetërore, e cila ofronte të drejta te barabarta dhe hiqte skllavërinë. Më 6 Shkurt te vitit 1778 Masaçusets ishte shteti I 6-te që pranoi kushtetutën e SH.B.A-së dhe u bashkua me të.


***





***





***



***




***

Masaçusets ishte shteti i parë që hoqi skllavërinë me një ligj të vitit 1783









Trazirat e viteve 1835 dhe 1837 në shtetin e Masaçusets





Lufta Civile Amerikane (foto)